leoni

Valdete Bajrami: Sa e nevojshme është që PDK-ja dhe LDK-ja të shkojnë në opozitë

Bajrami: Mocioni i mosbesimit, trazoi qetësinë e koalicionit qeverisës

Udhëheqësja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka shkruar se të gjithë forcat politike, me të mirat dhe të këqijat e tyre që i kanë bërë gjatë këtyre 3 viteve, po i afrohen “ditës së gjykimit” nga populli. “Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë nga NISMA për Kosovën që trazoi qetësinë e koalicionit qeverisës. Në fillim partnerët e koalicionit qeverisës nuk e morën seriozisht nismën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Madje, ata në çdo paraqitje publike këmbëngulnin se mandati i qeverisë do të shkojë deri në fund. Mirëpo, ajo që e thonin publikisht ishte vetëm farsë sepse në të vërtetë brenda tyre filloi të ziente. Tani, duke e parë se mocioni i mosbesimit nga opozita po gjente mbështetje edhe te deputetët e tyre, ata tash më e kanë filluar fushatën duke paralizuar edhe kuvendin. Kështu që kanë filluar të pranojnë hapur se kjo qeveri realisht ka kohë që ka mbërri në fund të rrugëtimit të saj dhe se tani duhet vetëm edhe formalisht të shpallet fundi i saj në mënyrë që t’iu hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme parlamentare! Ngadalë por siguritë, të gjithë forcat politike, me të mirat dhe të këqijat e tyre që i kanë bërë gjatë këtyre 3 viteve po i afrohen “ditës së gjykimit” nga sovrani”, ka shkruar Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …