Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami ka thënë se ngecja e njohjeve të Kosovës nga shtetet tjera duhet të trajtohet në mënyrë serioze. Ajo ka përkujtuar se ndonëse ka kohë që ka kaluar koha e moratoriumit që Kosova të mos aplikoj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, Qeveria Kurti nuk ka shënuar asnjë rezultat në këtë drejtim. “Marrëveshjen e Uashingtonit ka qenë ai viti ku ne jemi pajtuar që të mos aplikonim një vit në organizata ndërkombëtare. Gjatë asaj kohe jemi kryqëzuar pse kemi pranuar një pauzë të tillë. Mirëpo ka kohë që ajo ka përfunduar dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Qeveria nuk është në gjendje as të na thotë se në cilën organizatë kanë aplikuar dhe cili anëtarësim është duke ndodhur, ku janë duke lobuar dhe ku janë njohjet të cilat po i presim këta muaj” është cituar të ketë thënë deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …