Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajramit konsideron se shkaktar i frenimit të investimeve të huaja në Kosovë është mungesa e stabilitetit politik. Ajo ka shtuar më tutje se sikur të kishim një situate stabile politike, padyshim do të kishim fluks më të madh të investimeve të huaja të drejtpërdrejta. Ministrja, Hykmete Bajrami ka thënë se prioritet i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë është zhvillimi dhe fuqizimi i sektorit privat përmes projekteve të ndryshme, që kanë për qëllim përmirësimin e mëtejmë të legjislacionit, infrastrukturës së cilësisë, promovimit të ndërmarrjeve, ndërtimit të zonave industriale, si dhe rritjes së investimeve nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …