Bajrush Xhemajli: Avansimi i njeriut që ka këmbëngulur ta shesë Trepçës, bie ndesh me qëndrimet e Vetëvendosjes kundër privatizimit

Bajrush Xhemajli: Avansimi i njeriut që ka këmbëngulur ta shesë Trepçës, bie ndesh me qëndrimet e Vetëvendosjes kundër privatizimit

Fatkeqësisht, ditë më parë mora vesh, se Nazmi Mikullovci u zgjodh në krye të AKP-së. Nuk kam se si të mos kujtoj qëndrimet e tij tejet të dëmshme për Trepçën, në kohën kur isha deputet në Legjislaturën e Dytë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kur mundohej të na bindte se Trepça është një dinosaur që vetëm gëlltitë miliona para të shtetit e nuk ka mundësi të prodhojë asgjë rentabile, se është e mbytur në borxhe, e të tjera, prandaj bashkë me Kirk Adams-in, përfaqësues i Shtyllës së lV-të të UNMIK-ut në atë kohë, donin të na bindnin ne, Komisionin Parlamentar të cilin e kryesoja, që ta privatizonim për “një copë bukë”, siç thuhet, por që falë vendosmërisë së komisionit as që e morëm parasysh, këtë kërkesë djallëzore.

Avansimi i njeriut që ka këmbëngulur me çdo kusht në shitjen e Trepçës, nuk përkon me qëndrimet e LVV-së kundër privatizimit, të cilat i trumpetonte aq zëshëm në opozitë. Vendosja ne krye të bordit të AKP-së e Nazmi Mikullovcit është sinjal se si për gati të gjitha çështjet me rëndësi, qëndrimet e qeverisë Kurti, kanë ndryshuar nga ato të protestave e premtimeve opozitare të LVV-së.

Përndryshe, për ata që po e lavdërojnë si ekspert Nazmi Mikullovcin, vetëm po u përkujtoj një segment të veprimtarisë së tij, se sa ishte në krye të Trepçës, si krah i djathtë i UNMIK-ut, kishte bërë një krim ekonomik të paparë në Kosovë, duke i humbur çdo gjurmë asetit milionësh tonelata minerare, Çukën e Drazhnjës!  Besoj se edhe për këtë, kryeminstri do të gjejë një arsyetim “filozofik”.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …