Kryetari i Presidencës trepalëshe të Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, në Samitin Brdo-Brion, që po mbahet në Maqedoni ka deklaruar se po të më ftojë Shteti i Kosovës unë me kënaqësi do ta vizitoja Prishtinën. Me dëshirë të madhe do të vij për vizitë në Prishtinë, për këtë vizitë nuk mund ta bëj pa ftesë. Është e çuditshme se si Kosova dhe Serbia po flasin me njëra tjetrën, ndërsa Kosova e Bosnja nuk po munden të arrijnë së paku në nivel të njëjtë të kontaktit. Izetbegoviq ka pohuar gjithashtu se është për shkak të Republikës Serbe në Bosnje që shteti i tij s’po mundet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Duket se Qeveria e Kosovës e ka të ndalura komunikimin me Bosnjën për shkak se këtë nuk e dëshiron Beogradi, por as Brukseli. Mundte që kjo është pjesë e marrëveshjes së Vuçiqit me Hashim Thaçin.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …