Ballkani i hapur një krijesë koti që nuk zgjidh asnjë problem të Kosovës, madje as pranimin formal nga Serbia

Kryeministrit më të suksesshëm të Shqipërisë  dhe më jetëgjatë në qeverisje, pas Enver Hoxhës, z. Edi Rama do të duhej t i bëhej më e qartë  se pa njohjen e Kosovës nga Serbia, që paraprakisht nënkupton kërkesën për falje kolektive të gjithë shqiptarëve, lidhur me  krimet serbe në Kosovë, pa zbardhjen e fatit të rreth 1 mijë e gjashtë qind të të zhdukurve,  pa ndërprerjen e politikës së hapur ekspansioniste të Serbisë aktuale  me pretendime të hapura  për t u kthyer sërish në Kosovë, ( apo në Kosovë e Metohi, sikur Vuçiq shprehet zakonisht) pa njohjen dhe zhdëmtimin e dëmeve të luftës, pa  aplikimin e standardit të njëjtë për të drejtat e barabarta në çdo segment të shqiptarëve të tri komunave lindore të Kosovës, me serbët që jetojnë në Kosovë dhe pa zgjidhjen e sa e sa problemeve të tjera, nuk mund t’ i kërkohet Kosovës të futet në një Ballkan qoftë edhe virtual, pavarësisht se kush është në krye të institucioneve, në Kosovë.

Nisma, “Ballkani i Hapur”, për të cilën fillimisht janë angazhuar tri shtete: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe që parashihej t’i bashkoheshin edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, duket se ka filluar të marrë konfiguracion si një krijesë multietnike, ku rolin dominues e kanë popujt sllavë, apo katër ish Republikat e Jugosllavisë. Në këtë mes me të drejta të barabarta është përfaqësuar  edhe Shqipëria, por jo Kosova, pavarësinë e së cilës nuk e njeh Serbia, por as Bosnja e Hercegovina. Në këtë konstelacion të forcave, shqiptarët nuk janë kreu, as mesi por janë bishti dhe është mirë që Kosova nuk po i bashkohet këtij “Ballkani” të hapur për domimin ekonomik e tregtar të popujve sllavë.

Duke folur lidhur me këtë “krijesë”  kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të martën në Ohër se “Ballkani i Hapur” sjell përfitime për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo iniciativë nuk e zëvendëson integrimin në Bashkimin Evropian, por është një nismë e veçantë e popujve ballkanikë. Ai pas arritjes në Ohër tha se është një mbështetës i fortë i nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, porse nisma “Ballkani i Hapur” është në dobi të të gjithëve. “Kjo nismë është më e mira në rajon në dekadat e fundit”, tha Vuçiq, teksa foli edhe nëse kjo nismë është e hapur për Kosovën. “Sa i përket dëshirës së kujtdo tjetër për të hyrë në ‘Ballkanin e Hapur’, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Nëse doni t’i zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, a do të kemi mjaftueshëm miell, vaj dhe gjithçka tjetër, atëherë kjo është një pyetje për ‘Ballkanin e Hapur’,” tha Vuçiq. “Nuk e kam problem të flasë me çdokënd në Prishtinë. Shkëmbimi tregtar në CEFTA është shumë herë më i madh se në fillim. Kjo sjell përfitime për Ballkanin”, shtoi ai.

Arsyetimi që i ka bërë dhe i bën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtij projekti, nuk ka të bëjë me interesin kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi, as të Kosovës, në veçanti, por në radhë të parë ka të bëjë me interesin e tij personal, në përpjekje për t u paraqitur si një lider i fuqishëm jo vetëm rajonal, natyrisht me pretendime edhe megalomane.  Për këtë nismë, ai do të lavdërohet edhe nga BE-ja, nga Amerika, nga të gjitha shtetet e rajonit, madje edhe nga Rusia e Kina. Duket se ky ka qenë dhe është qëllimi i parë dhe kryesor i Edi Ramës, i cili pavarësisht shumë punëve të mira që ka bërë dhe po bën për Shqipërisë dhe shqiptarët përgjithësisht, dhe në këtë mes përpjekja e tij fiktive për pajtim të popujve të Ballkanit, parimisht nuk ka asgjë të keqe, por shumë nga rrethana e demantojnë këtë qëndrim të tij pragmatist, utopik dhe të paqëndrueshëm.

 

Edi Rama me bindjet e tija të avansuara në planin ndërkombëtar, nuk do të duhej të anashkalonte në radhë të parë interesin e integrimit brenda kombëtar të shqiptarëve, sepse atë interes nuk e zgjidh “Ballkani i Hapur, as i mbyllur”. Interesi kombëtar i shqiptarëve është bashkimi i tyre në një shtet, ashtu sikur janë të bashkuar në shtetet e tyre, të gjithë popujt e kombet e Ballkanit e më gjerë.

Po ashtu lëvizjet jo të akorduara të Edi Ramës me Qeverinë Kurti, vënë në pikëpyetje interesin e përbashkët të Kosovës me Shqipërinë, pavarësisht se është Albin Kurti e Vjosa Osmani që nuk e durojnë dot Edi Ramën, jo vetëm për shkak të “Ballkanit të Hapur” por për çështje të tjera të shumta të brendshme,  që janë të natyrës politike, diplomatike,  pse jo edhe ideologjike.

Kryeministrit më të suksesshëm të Shqipërisë  dhe më jetëgjatë në qeverisje, pas Enver Hoxhës, z. Edi Rama do të duhej t i bëhej më e qartë  se pa njohjen e Kosovës nga Serbia, që paraprakisht nënkupton kërkesën për falje kolektive të gjithë shqiptarëve, lidhur me  krimet serbe në Kosovë, pa zbardhjen e fatit të rreth 1 mijë e gjashtë qind të të zhdukurve,  pa ndërprerjen e politikës së hapur ekspansioniste të Serbisë aktuale  me pretendime të hapura  për t u kthyer sërish në Kosovë, ( apo në Kosovë e Metohi, sikur Vuçiq shprehet zakonisht) pa njohjen dhe zhdëmtimin e dëmeve të luftës, pa  aplikimin e standardit të njëjtë për të drejtat e barabarta në çdo segment të shqiptarëve të tri komunave lindore të Kosovës, me serbët që jetojnë në Kosovë dhe pa zgjidhjen e sa e sa problemeve të tjera, nuk mund t’ i kërkohet Kosovës të futet në një Ballkan qoftë edhe virtual, pavarësisht se kush është në krye të institucioneve, në Kosovë.

Nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, përkrahja e Edi Ramës, ekskluzivisht për PDK-në, apo e Albin Kurit, për jo socialistët, në Shqipëri. Këto polarizime janë të dëmshme dhe nuk do të duhej të lejoheshin, sepse në rast të një  sulmi të papritur të Serbisë, me lejen e Putinit për ta shkëputur Veriun e Kosovës, ashtu sikur Rusia  e ka shkëputur Donbasin e Ukrainës, duhet të reagojmë të gjithë shqiptarët, unanimisht.

Nuk mund të ketë perspektivë, Ballkani i hapur  për të gjithë, po i mbyllur për Kosovën, e cila nuk ka asnjë arsye  t i bashkohet, pasi është bashkim vullnetar e jo detyrim.

Ahmet Qeriqi

Prishtinë

  1. 6. 2022

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …