leoni

Balsha Bozhoviq: Nuk ka normalizim të marrëdhënieve në rojan, pa demokratizim të Serbisë

Kryetari i Akademisë Rajonale për Zhvillim të Demokracisë me bazë në Novi Sad, Balsha Bozhoviq ka konstatuar se nuk ka normalizim të marrëdhënieve në rojan, pa demokratizim të Serbisë. Duke folur për raportet mes Serbisë dhe Kosovës dhe gjendjes në rajon, ai ka vlerësuar se Pa demokratizimin e Serbisë nuk është e mundur të bëhet asnjë normalizim i marrëdhënieve as me Kosovën dhe as me vendet e tjera të rajonit. “Thelbi është se normalizimi nuk mund të ndodhë kur makinave u vihet flaka në veri të Kosovës të gjithë atyre që duan normalizim” ka saktësuar analizti Boxhoviq. Gjatë intervistës për TheGeopost, kryetari i Akademisë Rajonale për Zhvillim të Demokracisë (Regional ADD) me bazë në Novi Sad, Balsha Bozhoviq ka thënë se nuk pres që regjimi në Serbi do të jetë në gjendje të mbijetojë për një kohë të gjatë, sepse jam i sigurt se tashmë, për një pjesë të madhe të rajonit, por edhe për një pjesë të madhe të Evropës, është plotësisht e qartë se ky regjim është jodemokratik dhe se ky regjim është absolutisht pro-rus, anti-perëndimor dhe burim destabiliteti dhe nuk mendoj se mund të mbijetojë për një periudhë të gjatë kohore. Më vjen keq që do të humbasim sërish me këtë histori të bërjes së faktorit të stabilitetit nga Aleksandar Vuçiq dhe regjimi i tij, sepse ai nuk është faktor stabiliteti”.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …