Bandat serbe i kthejnë prapa zyrtarët e Qeverisë në veri

Bandat serbe sot kanë pamundësuar vizitën e ministrit të
Financave, Avdullah Hoti në pikën doganore të Jarines në veri të Kosovës. Bashkë
me të po udhëtonte edhe drejtori i Doganave të Kosovës, Lulzim Rafuna. Me këtë
rast, ata u detyruan të kthehen prapë në jug të Mitrovicës. Poashtu mësohet se është
bllokuar edhe kryeinspektori i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim
Syla i cili bashkë me stafin dhe përfaqësues të trupave inspektuese ishin atje
për të kryer kontrolle të cilësisë së naftës. Raportohet se rreth 150 serbë
bllokuan rrugën Mitrovicë-Leposaviq në fshatin Rudarë. Në mesin e organizatorëve
të kësaj bllokade kanë qenë Millan Radoiçiq, Ivan Teodosijeviq nga Zveqani, si
dhe Aleksandar Spiriq nga veriu i Mitrovicës, që të gjithë njerëz të paguar nga
Beogradi. Policia e Kosovës nuk ka reaguar fare për të liruar rrugën dhe as për
t’i arrestuar organizatorët e kësaj bllokade që vështirësoi lirinë e lëvizjes. As
KFOR-i dhe EULEX-i, si mekanizma garantues të sigurisë në këtë pjesë, nuk kanë
reaguar ndaj bllokimit të rrugës që sfidon madje edhe Marrëveshjet e arritura në
Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …