Bangladeshi dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave zyrtare

Bangladeshi dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave zyrtare

Bangladeshi dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për heqjen reciproke të vizave për bartësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare. Kjo u bë e ditur nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, “Sot, së bashku me Masud Bin Momen, Sekretari i Lartë për Punë të Jashtme, zhvilluam konsultimet politike në mes të dy Ministrive tona të Jashtme. E njoftova delegacionin për arritjet e Republikës së Kosovës dhe planet për të ardhmen. Poashtu, përgëzova arritjet dhe progresin e shtetit të Bangladeshit”. Gjatë takimit u diskutua për një sërë marrëveshjesh si ajo për Bashkëpunim Kulturor, Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik, Marrëveshjen për Promovimin e Investimeve dhe Marrëveshjen për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe Parandalimit të Evazionit Fiskal. Ahmeti ka falënderuar shtetin e Bangladeshit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Andrea Abodi: Italia është e gatshme t’i ofrojë Kosovës mbështetje në fushën e sportit

Ministri italian i Sportit, Andrea Abodi ka deklaruar se Italia është e gatshme t’i ofrojë …