Vendi ynë, ka marrë edhe një njohje, kësaj radhe nga shteti i Bangladeshit, duke u bërë kështu shteti i 114 që njehu pavarësinë e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, gjatë seancës së sotme, i cili iu drejtua deputetëve se ky është njoftim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
