BB: Nëse kriza vazhdon të thellohet, Kosova duhet të jenë të gatshëm për ndërhyrje të mëtejshme ekonomike

Banka Botërore do ta ndihmojë Kosovën më mbi 120 milionë euro pasi mund të këtë rënie ekonomike deri 4.5%

Rritja rajonale në Ballkanin Perëndimor parashikohet të jetë në mes të -3 dhe -5.6 për qind, sipas publikimit të fundit të Raportit të Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore – i cili shqyrton skenarin bazë dhe skenarin më pesimist. Skenari bazë supozon se masat frenuese do të mund të hiqen deri në fund të qershorit dhe rimëkëmbja graduale të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2020. Shpërthimi do të zgjatet dhe masat frenuese do të mund të hiqen vetëm në fund të gushtit, me rimëkëmbje të aktivitetit ekonomik vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2020. Aty thuhet se ekonomia e Kosovës mund të pësoj rënie prej 4.5 për qind në vitin 2020. Banka Botërore ka bërë të ditur se tejzgjatja e pandemisë dhe masave frenuese mund të çojnë në recesion më të thellë. Ndërsa është bërë e ditur se Kosova do të ndihmohet me një vlerë prej mbi 120 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …