leoni

Banka Botërore e interesuar të ndihmojë kulturën në Kosovë

Ministri Kujtim Shala priti në takim drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore (BB) në Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilin diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bankës Botërore.

Drejtori Mantovanelli e njoftoi Ministrin Shala për projektet që BB-ja është e interesuar të përkrah. Ai foli për strategjinë 4 vjeçare të Bankës Botërore në Kosovë dhe ofroi mundësinë e konsultimeve bileterale mes dy institucioneve për të propozuar mënyra se si Banka Botërore mund ta ndihmojë fushën e kulturës, sportit dhe rinisë.

Gjithashtu, Mantovanelli theksoi se ata do të shohin mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit me projekte konkrete me MKRS-në në fushën e rinisë ku kanë investuar edhe më parë, siç është fjala për Projektin e Zhvillimit të Rinisë në Kosovë. Ai shprehu gatishmërinë që të dëgjojë nevojat e MKRS-së sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik përmes kulturës e turizmit, në mënyrë që ato të bëhen pjesë e diskutimeve në planifikimin e strategjisë së tyre të ardhshme.

Ministri Shala e informoi drejtorin Mantovanelli për politikat e MKRS-së dhe synimet strategjike për të ardhmen. Ai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të Qeverisë së Kosovës më Bankën Botërore në disa fusha të zhvillimit ekonomik. Ai po ashtu kërkoi që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në fushat specifike të kulturës, rinisë e sportit. Ai u shpreh i gatshëm që të vazhdojë bashkëpunimin ne projekte të rinisë dhe po ashtu kërkoi të shqyrtohet mundësia për investime në kulturë e trashëgimi kulturore, me specifika të veçanta në projekte që lidhen edhe me mjedisin, siç është Muzeu i Natyrës.

Mantovanelli dhe Ministri Shala u zotuan të vazhdojnë dialogun dhe të thellojnë bashkëpunimin mes dy palëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …