Banka Botërore i ka ndarë hua Ministrisë së Financave 22 milion euro

Banka Botërore i ka ndarë hua Ministrisë së Financave 22 milion euro

Ministria e Financave nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Botërore për financimin e Projektit Sigurimi i Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit. Me këtë rast, ministri, Avdullah Hoti tha se përveç përmirësimeve infrastrukturore të kanalit që do të ndodhin duke filluar nga Ujmani deri në Kastriot, do të adaptohet/aplikohet edhe një sistem i avancuar elektronik i cili do t’i mundësoj Ibër Lepencit të mbikëqyr kanalin, të mbledh dhe analizoj të dhënat nga tereni në kohë reale. Ndërkohë, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë Marco Mantovanelli tha se uji është në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social, ai është vital për ruajtjen e shëndetit, kultivimin e ushqimit, prodhimin e energjisë, dhe për këtë duhet t’i japim rëndësi themelore. Vlera e përgjithshme e kësaj Marrëveshje është 22 milionë Euro, me një normë efektive të interesit 1.40%, grejs periudhë 5 vite dhe 20 vite kthim efektiv të kredisë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …