BB: Nëse kriza vazhdon të thellohet, Kosova duhet të jenë të gatshëm për ndërhyrje të mëtejshme ekonomike

Banka Botërore parashikon pasoja ekonomike që do të zgjasin edhe për një kohë në të gjitha vendet e rajonit

Banka Botërore ka paraparë që pasojat ekonomike të pandemisë shëndetësore do të zgjatin për një kohë të konsiderueshme në të gjitha vendet e rajonit tonë, dhe në këtë mënyrë, pushimet nga puna do të jenë të pashmangshme, sidomos në sektorët e rëndësishëm që janë prekur nga kjo goditje, si turizmi, tregtia ose transporti. Megjithatë theksohet se duke pasur parasysh natyrën kalimtare të goditjes nga COVID-19, mbajtja e punonjësve në punë do t’ua bëjë më të lehtë firmave të rimëkëmben nga kriza ekonomike pasuese, siç dëshmoi edhe kriza e mëparshme e vitit 2008. Banka Botërore ka publikuar raportin “Ndikimi social-ekonomik i COVID-19, kundër përgjigjet e mbrojtjes sociale ndaj krizës së Covid-19 në Ballkanin Perëndimor“, ku përshkruan alternativat afatshkurtra dhe afatmesme për mbështetjen ekonomike të familjeve gjatë pandemisë dhe periudhës pasardhëse të rimëkëmbjes ekonomike

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …