Banka Botërore përkrah procesin e Berlinit

Sot ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, priti në takim drejtorin e Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli dhe udhëheqësin e programit për zhvillim të qëndrueshëm në EJL, Raymond Bourdeax të cilët e njoftuan ministrin Zharku për mbështetjen që Banka Botërore po i jep përgatitjes së samitit të Parisit si vazhdimësi e procesit të Berlinit për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në fillim të muajit korrik.

Ministri Zharku i njoftoi ata me projektet infrastrukturore në vendin tonë me theks të posaçëm në projektet e rrjetit bazë të EJL-së sikurse është vazhdimi i autostradës “Ibrahim Rugova” dhe rehabilitimi i linjës hekurudhore X.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …