Banka Botërore do ta ndihmojë Kosovën t'i zgjidhë mungesat në fushën e energjisë

Banka Botërore do ta ndihmojë Kosovën t’i zgjidhë mungesat në fushën e energjisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe njëkohësisht mbështetjen që ky institucion ndërkombëtar i ka dhënë vendit tonë deri më sot, me theks të veçantë në fushën e energjisë. Ai këto komente i bëri në takim me një delegacion të lartë të Bankës Botërore të udhëhequr nga drejtori për Energji, Riccardo Puliti dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, me të cilët bisedoi për zhvillimet në fushën e energjisë.

Haradinaj tha se me marrëveshjen e arritur me kompaninë amerikane “Contour Global” për Termocentralin “Kosova e Re”, Kosova po e ndërton një sistem të qëndrueshëm energjetik që është në dobi të shtetit dhe të qytetarëve. Ai tha se termocentrali është jetik për vendin dhe se do të ndihmojë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës, posaçërisht zhvillimin ekonomik, por njëkohësisht garanton edhe ruajtjen e mjedisit.

Drejtori për Energji i Bankës Botërore, Riccardo Puliti theksoi se Banka Botërore vazhdon të jetë e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën që të zgjidh mungesat në fushën e energjisë përmes një strategjie gjithëpërfshirëse. Ai tha se përkrahja e adresimit të mungesës së energjisë në Kosovë është një prej elementeve të strategjisë së gjerë të Grupit të Bankës Botërore për të mbështetur zhvillimin ekonomik si dhe për të nxitur rritjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …