Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes “Përmirësimi i rrjetit të Ngrohtores qendrore në Prishtinë” për zgjerimin e rrjetit të Termokosit në vlerë prej 2.3 milionë euro ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Finacave Bedri Hamza dhe drejtori i Zyres së KfW-së për Kosovë Rene Escheman. Pjesëmarrëse do të jetë e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut znj. Anne Dostert, përfaqësues të Ndërmarrjes së Termokosit dhe Ambasadës Gjermane
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …