Banka Qendrore e Kosovës përgënjeshtron kryeministrin, Albin Kurti. Ndonëse kryeministri Kurti dhe anëtar të kabinetit të tij pretendojnë se Kosova ka zhvillim ekonomik rekord, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka deklaruar se për momentin, rritja ekonomike është vetëm 3 për qind. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ai ka theksuar se kjo është një rënie e thellë në krahasim me rritjen 10.75 për qind në vitin 2021. “Ndryshimet dinamike në nivel global janë shoqëruar me rritje të inflacionit, me ndryshim të politikave monetare, pastaj ngadalësim të rritjes botërore për arsye se pati një shkëputje të zinxhirit të furnizimit dhe të gjitha këto ndikuan në aktivitetin ekonomik në nivel të Kosovës por edhe në nivel global. Vendet e Evropës deri diku janë të ndikuara sepse importojnë rreth 40 për qind të drithërave nga Ukraina, kanë edhe lidhje të tjera tregtare dhe kjo në mënyrë indirekte ndikon edhe në Kosovë. Lidhur me sektorin bankar, guvernatori tha se vazhdon të jetë i kapitalizuar mirë dhe se megjithëse në Evropë ka pasur rritje të përqindjes së normës së interesit, Kosova po përpiqet ta shmangë një gjë të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …