BQK: Sektori bankar është duke funksionuar normalisht dhe kështu do të vazhdojë pavarësisht situatës

Banka Qendrore e Kosovës thotë se ekonomia e vendit në këtë vit do të rritet në intervalin prej 4.2% në 4.4%

Banka Qendrore e Republikës së Kosovë, ka bërë të ditur se Kosova edhe këtë vit do të ketë bilanc të mirë sa i përket aktiviteteve ekonomike. Sipas projeksioneve të këtij institucioni, aktiviteti ekonomik gjatë vitit 2018 do të shënojë një përmirësim të lehtë krahasuar me të dhënat aktuale të vitit 2017, duke u luhatur në një interval prej 4.2 për qind në 4.4 për qind.

Në linjë me zhvillimet në aktivitetin ekonomik, në tremujorin e katërt të vitit 2017, shkalla e punësimit është rritur lehtësisht në 29.8 për qind krahasuar me vlerën 29.5 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Pavarësisht kësaj, norma e papunësisë u luhat rreth vlerës 30.6 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2017 ndërkohë që në tremujorin e fundit të vitit 2016 kjo normë regjistroi një vlerë më të ulët, rreth 28.7 për qind. Arsyeja pse rritja e shkallës së punësimit nuk është reflektuar në reduktimin e normës së papunësisë qëndron në rritjen e shkallës së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore në vlerën 42.9 për qind në fund të vitit 2017 krahasuar më shkallën prej 41.3 për qind në fund të vitit 2016. Tendencat e treguesve kryesorë të punës të shënuar gjatë tremujorit të katërt janë të njëjta me zhvillimet e regjistruara gjatë gjithë vitit 2017”, thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të Ekonomisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …