Parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës, për tërë vitin 2017 sugjerojnë se ekonomia e Kosovës do të karakterizohet me rritje reale prej 4.4 përqind. Kjo rritje pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, ndërsa neto eksportet parashihet të kenë ndikim më të vogël negativ në BPV, krahasuar me vitin e kaluar. “Rritja e aktivitetit ekonomik ka ndikuar në përmirësimin e performancës në tregun e punës në gjysmën e parë të vitit 2017”, thuhet në raportin e rregullt të vlerësimit të ekonomisë për tre mujorin e dytë. Bazuar në Anketën e Fuqisë Punëtore për TM2 2017, të publikuar në raportin e BQK-së, shkalla e punësimit në gjithsej popullsinë në moshë pune ka arritur në 29.9 përqind (28.0 përqind në vitin 2016). Përveç rritjes së punësimit, është rritur edhe shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, e cila ka arritur në 43.0 përqind në TM2 2017 (38.7 përqind në vitin 2016). Rrjedhimisht, rritja e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, e cila ishte më e lartë se sa rritja e punësimit, ka ndikuar në rritjen e shkallës së papunësisë, e cila ka arritur në 30.6 përqind në TM2 2017 (27.5 përqind në vitin 2016).
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …