Bankat në Kosovë po realizojnë
fitime të hatashme në një kohë kur vendi po përballet me gjendje të rëndë
ekonomike. Vetëm gjatë mujorit të parë të këtij viti, bankat private në Kosovë
kanë rritur fitimet e tyre për 23 milionë euro më shumë sesa periudha e njejtë
e vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-shtator, këto banka kanë fituar 69
milionë euro, përderisa vitin e kaluar kishin fituar 47 milionë euro. Sipas
raportit të Sistemit Financiar të Bankës Qendrore të Kosovës, vlerat e kredive
kanë shënuar një rritje prej 7.5 përqind në krahasim me periudhën e njëjtë të
vitit të kaluar. Sipas raportit, prej tyre 1 miliard e 322 milionë euro janë
kredi për ndërmarrjet dhe 664 milionë euro për ekonomitë familjare. Rritje të
konsiderueshme kanë shënuar edhe depozitat bankare, ku vlera e tyre ka arritur në
2 miliardë e 656 milionë euro.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …