leoni

Banorët e fshatrave Bablak, Tërrn, Koshare dhe Luboc të Ferizajt kanë protestuar sot me kërkesën për asfaltim të rrugës

Banorët e fshatrave Bablak, Tërrn, Koshare dhe Luboc të Ferizajt kanë protestuar sot me kërkesën për asfaltim të rrugës

Banorët e fshatrave Bablak, Tërrn, Koshare dhe Luboc të Ferizajt kanë protestuar sot përsëri me kërkesën për asfaltim të rrugës. Për disa minuta, pleq, të rinj e fëmijë kanë bllokuar magjistralen Prishtinë Ferizaj, rrugën e cila të dërgon në këto fshatra. Deputeti Labinot Tahiri i cili edhe e ka thirrur këtë protestë tha  vetëm 2 kilometra janë te asfaltuara. Tahiri tha se është  i zhgënjyer që është protesta e tretë me radhë dhe ende nuk ka zgjidhje. Sipas Tahirit në këtë protestë do të duhej të ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj për ta parë nga afër. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj që të angazhohet lidhur me kërkesat e këtyre banorëve. “E kam mik te mirë kryeministrin Haradinaj, po po i bëj thirrje të merr në seriozisht këtë rruge, meqenëse shumica e kemi mbështet lidhur me taksen qe i ka vu Serbisë, por le t’i vendos ndonjë pikë kësaj të keqe që e ka premtuar ministri Lekaj”, tha deputeti Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …