leoni

Banorët e fshatrave të banuara më shqiptar në veri të vendit shprehen kundër ndarjes së Kosovës

Banorët e fshatrave të banuara më shqiptar në veri të vendit shprehen kundër ndarjes së Kosovës

Banorët e fshatrave, Kelmend, Boletin e Zhazhë janë shprehur kundër idesë së korrigjimit të kufijve Kelmend, Boletin e Zhazhë janë fshatrat me popullsi shqiptare në Komunën e Zveçanit. Historia e tyre është e lashtë. Ata që jetojnë këtu nuk do i ndërronin me asgjë fshatrat e tyre. Por një ide e kryetarit Thaçi i ka brengosur ata. Pleqtë që kanë jetuar me dekada në këtë pjesë thonë që me asnjë kusht nuk e lëshojnë vendlindjen. Kelmendi, është fshat me rreth 35 shtëpi. Shefqet Kelmendi, 80 vjeçar thotë se në asnjë mënyrë nuk do e lëshojnë këtë vend. Për të ideja e shkëmbimit të territoreve është e papranueshme. Edhe Sadie Kelmendi ndan të njëjtën mendje. Ajo thotë se bashkimi i Klemendit me Serbinë nuk do i sillte të mirë askujt. Pak kilometra më larg se Kelmendi gjendet fshati Boltetin, përveç bukurive natyrore që ka ky fshat, në të gjendet edhe Kulla e Isa Boletinit. Në Boletin jetojnë vetëm gjashtë familje. Përfaqësuesi i këtij fshati thotë se asnjë prej këtyre banorëve nuk do të e lëshojë Boletinin. E fshati i tretë në komunën e Zveçanit është Zhazha. Musli Peci, tregon se është lindur e rritur këtu. E edhe kjo konsiderohet pasuri e madhe për Kosovën, marrë parasysh pamjen dhe pozitën e këtyre fshatrave.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …