20 vjet pas luftës, Kosova po vazhdon të ketë problem me territor. Madje, në brezin kufitar, shumë shpesh shihen edhe xhandarmëria serbe. KFOR-i tashmë ka vendosur tabelat për shënimin e kufirit të përkohshëm të Kosovës, në fshatin Karaçevë të Dardanës. Kjo po shihet me shqetësim nga banorët e kësaj ane, të cilët dita ditës kanë filluar të zhvendosen nga ky fshat. Që nga përfundimi i luftës, banorët e kësaj zone disa herë kanë alarmuar për futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës. Tabela të ngjashme të vendosura në hyrje të Karaçevës, ishin larguar në të kaluarën nga banorët dhe nuk ka pasur të tilla që nga viti 2010. Nga aty shihet edhe një pikë e Policisë së Serbisë, për të cilën banorët e kësaj ane po shprehën të shqetësuar. Pavarësisht deklarimeve të KFOR-it se nuk ka përgjegjësi në çështjet që lidhen me kufijtë e Kosovës, ai vazhdon të mbikëqyrë vijën kufitare me Serbinë në fshatin Karaçevë. Derisa, që nga viti 2014, Policia e ka të ndaluar nga KFOR-i edhe shfrytëzimin e rrugës “By Pass”, e cila e mundëson qarkullimin në fshatrat e kësaj zone./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …