Një numër i banorëve të Prishtinës, sot kanë protestuar lidhur me vendimin e Komunës së Prishtinës për ndërmarrjen “Prishtina Parking”, ku sipas rregullores së re, për banorët e lagjes, pagesa parashihet të jetë 10 euro muaji, për biznese 45 euro, ndërsa për qytetarët të cilët nuk janë pjesë e lagjes 1 euro ora. Pasi që nuk kishin marrë përgjigje nga Komuna e Prishtinës, me peticionin i cili përmbante 82 nënshkrime, banorët vendosën të dalin në protestë, derisa bëjnë thirrje, që nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, protestat do të vazhdojnë. Sikur të mos i mjaftonte problemi me parkingjet, banorët e qendrës, thonë se janë në “hall” edhe me zhurmën e kafiterive
