Banorët e Malishevës përzgjedhin projektin prioritar: Fusha Sportive në SHFMU “Ibrahim Mazreku”

Mbrëmë është mbajtur takimi me banorët e qytetit të Malishevës në kuadër të programit buxhetimi me pjesëmarrje dhe kanë votuar për projektin e tyre që e konsideruan më me prioritet. Pas propozimeve të dala nga takimi i një jave më parë, banorët e Malishevës, kanë përzgjedhur ndërtimin e fushës sportive në SHFMU “I. Mazreku” në Malishevë, pasi e kanë konsideruar si më të nevojshmin dhe prioritet për ta, fushë e cila do të jetë edhe në shërbim të të rinjve dhe sportistëve. Takimin e hapi drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, i cili njoftoi banorët për propozimet që dolën nga takimi i një jave më parë. Pas një vlerësimi të detajuar të kritereve të parapara, tri projekte u kaluan për votim, dhe komuna ka ndarë një shumë prej 70 mijë euro nga buxheti i saj për realizimin e projektit të përzgjedhur. Buxhetimi me pjesëmarrje, i cili u realizua për herë të parë në Malishevë në koordinim me USAID, është një hap i rëndësishëm drejt transparencës dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në vendimmarrje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …