Banorët e Shalës së Bajgorës kanë paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie për të kundërshtuar sipas tyre keqpërdorimet që po bëhen në gjigantin metalurgjik “Trepça”. Lajmin për protestën e konfirmoi organizatori Arsim Musa, në llogarinë e tij në Facebook. “Të nderuar banorë të trevës së Shales së Bajgores, ju njoftojmë se me datë 10.02.2020 prej orës 09:00 të mëngjesit, ju ftojmë të na bashkëngjiteni në protestë në lidhje me shumë pakënaqësi që po na bëhen në lidhje me punësime në Trepçë!”, ka shkruar Arsim Musa. Protesta do të mbahet nesër me datë 10.02.2020, me fillim prej orës 09:00, në ambientet e Bordit të kësaj ndërmarrje.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …