Banorët liridashës të Mushtishtit, me flamuj kombëtarë në duar dhe me brohoritje për UÇK-në, nuk i lejuan autobusët me serbë, të përcjellë nga Policia e Kosovës, që të vizitojnë kishën dhe oborret e tyre të dikurshme, në vendin ku kanë kryer krime e masakra gjatë luftës. Pas protestës dhe qëndresës qytetare, e cila zgjati më shumë se gjashtë orë, policia e Kosovë u detyra t’i heq kordonet e veta dhe të sigurojë serbët për t’u kthyer në vendin e tyre, për në Serbi. Qëndresa popullore qytetare, me shembuj të tillë do t’ i ruajë frytet e luftës sonë çlirimtare e fitimtare, se sa për Isa Mustafën, Hashim Thaçin, Ali Ahmetin dhe Edi Ramën kriminelët serbe depërtojnë kudo në trojet shqiptare. Kjo më së miri u tregua në Mushtisht pavarësisht zellit të tepruar të autoriteteve qeveritare dhe Policisë së Prizrenit në krye me Nexhmedin Krasniqin, i cili dha disa ultimatume me kërcënime, por nuk e theu dot rezostencën dhe vendosmërinë e popullit liridashës, i cili nuk lejoi kriminelët të kthehen në vendin e krimit, derisa ata për krimet e kryera nuk kanë dale para drejtësisë, dhe derisa nuk kanë kërkuar falje. Qëndresa popullore në Mushtisht duhet të jetë verdikt dhe përgjigje e vetme për raste të tilla të inkursioneve të kriminelëve serbë, të cilat i ka paralajmëruar dhe i lejon Qeveria e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …