Banorët shqiptar në komunën e Graçanicës të qeverisur nga serbët, kanë thënë se po kanë telashe të nxjerrin dokumentet me simbole shtetërore të Kosovës. Banorët shqiptar kanë theksuar se komunat që udhëhiqen nga kryetarët e komunitetit serb jo që nuk i njohin simbolet shtetërore të Kosovës dhe pavarësinë e saj, por ata po bëjnë edhe diskriminime ndaj shqiptarëve që jetojnë në këto komuna. Nga ana tjetër, banorët serb kanë thënë se ata po pajisen shumë shpejt me dokumentet e nevojshme.
