Ish kryetari i Amerikës, Barak Obama u ka kërkuar amerikanëve të refuzojnë gjuhën që përdor cilido lider që ushqen urrejtjen apo normalizon racizmin. Në një fjalim të tij, kryetari aktual, Trump dënoi urrejtjen dhe supremacinë e bardhë. Ai foli pasi 31 persona humbën jetën në dy sulme me armë zjarri në Teksas dhe Ohajo. Ndërsa ishte në detyrë, Barak Obama, u përpoq pa sukses për të kufizuar pronësinë e armëve. Ai tha se në vitin 2015 dështimi i tij për të kaluar një ligj për pronësinë e armëve ka qenë frustrimi më i madh i presidencës së tij. Obama porositë amerikanët ta refuzojmë gjuhën që vjen nga goja e një prej liderëve tanë që ushqen një klimë frike apo urrejtje, apo normalizon ndjenjat raciste; nga liderë që demonizojnë ata që nuk duken si ne apo që sugjerojnë se njerëz të tjerë, përfshirë emigrantët, kërcënojnë mënyrën tonë të jetesës, apo i referohen të tjerëve si nën-qenie njerëzore, apo aludojnë se Amerika i përket vetëm një lloji njerëzish”, tha ish kryetari amerikan, Barak Obama.
