Njohës të rrethanave të sigurisë
në pjesën veriore të vendit shprehen skeptik se formacioni paramilitar ‘Civilna
Zaštita’ do të shpërbëhet ndonjëherë. Halit Barani, kryetar i degës së Këshillit
për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Mitrovicë, ka përgënjeshtruar deklarimet
e Qeverisë së Kosovës dhe ministres, Edita Tahiri se gjoja është shuar ‘Mbrojtja
‘Civile’. “Civilna Zaštita’ nuk është shuar dhe nuk do të shuhet asnjëherë,
pasi pjesëtarët e saj të integruar tashmë në institucionet e Kosovës do të
paguhen nga Qeveria e Kosovës, ndërsa do të punojnë për Serbinë dhe interesat e
saj”, ka thënë Barani. Ai ka sqaruar se në rrugët e pjesës veriore të Mitrovicës
qarkullojnë veturat ‘Niva’ të ‘Mbrojtjes Civile’, të cilat ishin dhuruar nga
Rusia.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …