PD dhe LSI dy parti opozitare në Shqipëri – i vunë flakën një zyre të Komisionit Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve e cila ishte vendosur brenda Shkollës së Mesme “Shejnaze Juka” të Shkodrës. E gjithë baza materiale e sjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të 30 qershorit u dogj, raporton Zëri i Amerikës. Në mesin e protestuesve ishte edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahija, i cili tha se “ky është vetëm fillimi i revoltës popullore, ndaj atyre që po u imponojnë shqiptarëve votime pa zgjedhje”. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se kjo është një “përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD-së për të djegur një shkollë në Shkodër”. Ministri ftoi qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky “turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës”, tha ministri Lleshaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …