leoni

Bardhyl Hazizaj

Bardhyl Hazizaj: Ka kaq vite, që villet aq shumë vrer dhe flitet aq shumë keq për regjimin komunist të Enver Hoxhës

Pas kaq vitesh, prej vitit 1990 e këtej, villet aq shumë vrer dhe flitet aq shumë keq për regjimin komunist që sundoi për gjysmë shekulli në Shqipëri, saqë ata që kanë lindur pas atij viti e përfytyrojnë atë kohë si skëterrën më të keqe të mundshme. Propaganda bën punën e saj dhe ata, të rinj 20-25 vjeçarë, sikurse jeni ju, binden apo u duket se janë duke jetuar parajsën pas ferrit që paskan jetuar prindërit e tyre.

Po pastaj ata rriten, formohen si njerëz me ndërgjegje dhe fillojnë bëjnë krahasimet me ato që lexojnë, dëgjojnë dhe me realitetin që jetojnë dhe shohin. Dhe realiteti është shumë më i trishtueshëm se pas një cigare hashashi…

Ne që i kemi jetuar të dy sistemit, nuk na falet të mos u tregojmë realitetin këtyre të rinjve që e kanë jetën përpara. Është kjo një përgjegjësi historike që nuk do të na falet po tymos e bëjmë si prindër.

Le të flasim pra me shifra dhe fakte konkrete, jo me slogane dhe propagandë që përhap tymnajë për të mpirë mendjen e popullit.

E, le ta themi troç se e gjithë kjo propagandë që nisi në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar dhe që vazhdon për afro 30vjet me radhë, është kundërgoditja e mirë menduar për të fshehur kalbësirën dhe degjenerimin e pashembullt të sistemit aktual, gjoja demokratik, në të gjitha koordinatat e tij.

Këto janë goditje pas goditjesh porta errësuar dhe shtrembëruar historinë reale, atë që kanë përjetuar prindërit tuaj, të dashur të rinj. Ai realitet që na dha dinjitet dhe na radhiti midis vendeve që respektoheshin në gjithë botën.

Mirëpo,si mund të vazhdohet pafundësisht dhe paturpësisht kështu? Duke hedhur baltë mbi dinjitetin dhe vlerat tona. Është koha të flasim me fakte, të tregojmë të vërtetat historike të pamohueshme dhe kjo është kundërgoditja më e mirë për të gjithë falsifikatorët dhe manipulatorët e historisë.

***

Në të gjitha ballafaqimet me të rinjtë e sotëm kanë pyetje konstante: Cilido është Enver Hoxha? Si duhet ta konsiderojmë atë?

Është një nga pyetjet më të drejta. Enver Hoxha është udhëheqësi i Shqipërisë për gjysmëshekulli dhe ka përcaktuar fatet e kombit shqiptar përgjysmë shekulli. Nuk kam nevojë ta them unë këtë. E thotë historia. E thonë dhe kundërshtarët e tij politik.

Unë jam një ndjekës i vijës dhe mësimeve të Enverit. Jam dishepull i tij, jo në kuptimin kristian të fjalës. E adhuroj dhe e ndjek Enver Hoxhën si një hero që bëri maksimalen e mundshme për ta nxjerrë këtë popull nga errësira mesjetare në dritë. Prandaj dhe mendoj semësimet dhe praktikat që e ai zbatoi janë të vlefshme edhe për të ardhmen e këtij kombi. Përse mendoj kështu? Po sjell disa argumente shumë të prekshme:

***

E para çështje që dua të trajtoj, është ajo për luftën antifashiste Nacionalçlirimtare. Kjo është lufta më e shenjtë dhe më e lavdishme që i ka dhënë një dinjitet të pamohueshëm këtij kombi. Mirëpo ka 28 vjet që dëgjojmë pa ndërprerje sulme të përbindshme kundër asaj lufte të lavdishme, kundër dëshmorëve dhe çlirimtarëve që vulosën fatin e Shqipërisë. E këta që kanë sulmuar dhe vazhdojnë ta sulmojë atë luftë janë ballisto-zogistë që bashkëpunuan me pushtuesit gjatë luftës dhe që sot mburren si demokratë. Këta pseudo antikomunistë i tërbon përkujtimi i 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve dhe sidomos 29 Nëntori, dita e madhe e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre ballisto-zogistë. I tërbon në mënyrë të veçantë kur ish-partizanët e asaj lufte dhe komunistët shqiptarë mbajnë portrete të Enver Hoxhës. Mirëpo, si mund të mohohet fakti se Enver Hoxha ishte udhëheqësi i asaj lufte dhe fitimtari i saj? Në të vërtetë, të gjithë ata që sulmojnë luftën tonë antifashiste Nacionalçlirimtare ia ngrenë edhe më lartë emrin dhe lavdinë e Enverit.

Në Shqipëri si rrallëkund tjetër kanë ndodhur gjëra të përbindshme. Është mohuar e kaluara jonë më e ndritur. Ky padyshim është një nga krimet më të rënda. Por, mund të vazhdohet edhe më tej ky falsifikimi historisë dhe të vërtetave historike?

Në emër të luftës kundër komunizmit dhe Enver Hoxhës, antikomunistët e vetëquajtur demokratë, kanë dhunuar varret dhe monumentet e dëshmorëve, ndërsa nuk kanë lënë baltë pa hedhur mbi figurën e Enverit.

A nuk është kjo një çështje e nxehtë që kërkon të sqarohet, sidomos për të rinjtë e sotëm, që ndonëse e konsiderojnë shumë të largët atë periudhë historike, qëndrimi ndaj saj është shumë përcaktues për të ardhmen?

Mendoj se po.

Sepse Lufta antifashiste Nacionalçlirimtare e udhëhequr nga PKSH dhe Enver Hoxha është padyshim një nga faqet më të ndritura në historinë tonë kombëtare. Ajo luftë e shpëtoi Shqipërinë, pasi po të kishim mbajtur anën e atyre që sot e mallkojnë atë luftë, do të ishim zhdukur nga harta e historisë.

E vërteta ekziston, nuk mund të zhbëhet, ndërsa trillimet sajohen. Trillimet dhe shpifjet fitojnë terren përkohësisht por jo përjetësisht. E vërteta dhe idealizmi do të triumfojnë me doemos.

E keni vënë re se sa herë nuk ecin këto punët e sotme, kur zbulohet ndonjë korrupsion gjigant, apo kur ndodhin hatara si Gërdeci dhe 21 janari një sërë politikanësh fillojnë e shajnë diktaturën komuniste dhe Enver Hoxhën. Edhe pse gjatë këtyre viteve të demokracisë është shtuar në mënyrë galoponte analfabetizmi dhe gjakmarrja, përsëri nuk mungojnë shigjetimet për Partinë e Punës dhe Enverin. Pse? Sepse në atë kohë u zhduk analfabetizmit dhe gjakmarrja. Duhet që kriminelët të bredhin sheshit e të pa shqetësuar sepse kështu e do demokracia që po ndërtojmë Zotërinj askush nuk ka qëllim të shajë të tjerët pa shkak. Nuk është faji im kur ndonjë i afërmi i juaj ose i rrethit tuaj u rreshtuar në anën e Boshtit të së Keqes. Por nuk u falet juve që edhe sot pas 75 vjetësh rreshtoheni në anën e gabuar dhe vazhdoni të mbështesni Boshtin e së keqes. Ju kërkoni të fshiheni pas shpinës tuaj edhe sot e kësaj dite.

Po si të mos revoltohemi ne sot kur Presidenti i Republikës (Nishani) dekoron ish kolaboracionistet, kriminelët e luftës dhe diversantët që u hodhën këtu për të përmbysur pushtetin popullor dhe kryen krime të pashembullta antikombëtare?

Shumë gjëra në kohën e PPSH nuk u bënë ashtu siç dëshironim, por shumë gjëra u realizuan në mënyrën më të mirë të mundshme. Mirëpo, më thoni, kush tjetër veç PPSH dhe Enver Hoxhës i siguroi pushtet e prosperitet popullit? Nevojë ju keni që t’ju tregoj. Tani do t’ju rrëfej.

Ka një fakt të pamohueshëm që nuk ka historian në botë që ta mohojë: PKSH dhe Enver Hoxha bënë luftën antifashiste dhe e çliruan Shqipërinë nga pushtuesit por vendi ishte i shkatërruar nga lufta, me gati 1.080 .000 banorë ku 75% ishin analfabet, pa industri ,me një bujqësi primitive! Për pasojë, erdhën dhe në pushtet pas lufte. Kush mund të vinte tjetër në pushtet? Ata që bashkëpunuan me pushtuesit nazifashistë gjatë luftës dhe ia mbathën bashkime ta jashtë shtetit në mbarim të luftës për t’i shpëtuar ndëshkimit për krimet që kishin bërë? Kjo është e pamundur të imagjinohet edhe pas 75 vjetësh nga mbarimi i asaj lufte. Mund të kesh vërejtje sa të duash për regjimin komunist, për mënyrën se si funksionoi dhe pse dështoi, por kurrë nuk mund të vihet në dyshim legjitimet i tij. Madje, mund të thuhet se në kushtet kur komunistët qeverisën Shqipërinë, studiuesit e vëmendshëm dhe të paanshëm arrijnë lehtësisht në konkluzionin se gjatë atij regjimi është bërë më e mira e mundshme. Komunistët ndërtuan një shtet modern dhe me dinjitet në të gjithë botën, e nxorën vendin nga errësira mesjetare dhe e futën në hullitë e zhvillimeve moderne.

Ja, le t’iu referohemi disa shifrave të kohës dhe ju lehtësisht mund të bëni krahasimet midis dy kohërave, asaj të atëhershme dhe atyre të pas vitit 1990.

Sipas Vjetarit Statistikor vitit 1984 Shqipëria nën udhëheqjen e PKSH (PPSH), gjatë periudhës 1953- 1983 ­-kohe e njëjtë me atë 1991-2018-kishte:­ një popullsi prej 2.841.300 banorë. Në qytet banonin 51.6% ose 1.466.000 ishin meshkuj, 48.4% ose 1.375. 300 femra .Në qytet banonin 961.500 banorë dhe në fshat 1.879.800 banore. U martuan 9.511 çifte,u divorcuan 1.564 çifte u linden 20.938 fëmijë. Vdiqën 5.420 persona. Shtesa e popullsisë ne vit 15.518 persona. Numri i nxënësve dhe studentëve për 1000 banorë ishte 251. Gjithsej kishte 713.500 nxënës dhe student. (Libri Zhvillimi i arsimit  të lartë në Shqipëri autor B. Golemi , V. Misja Tiranë 1987)

Forca të afta pune mosha 15-59 vjeç femrat dhe 15-54 vjeç meshkujt zinin 56.4% . Forca nën moshën e punës 34.5% (34.7% meshkuj 34.3% femra). Mbi moshën e punës 9.1%. Në sektorin shtetëror punonin 697.774 veta, në sektorin kooperativist 517.178 persona.

Shkodra vazhdon të përpëlitet prej disa javësh mes detit të ujit. Thuajse vit për vit ndodh kështu me Shkodrën, Lezhën dhe rrethinat e tyre. Në vjeshtën e kaluar e dy vite më parë u bë hataja me përmbytjet në zonat fushore të Fierit dhe Vlorës. Kjo qenka parajsa e këtyre banorëve. Po si ka qenë realiteti në atë kohë kur sundonte Enver Hoxha?

Le t’iu referohemi sërish shifrave dhe fakteve.

Nga bonifikimet u përfituan mbi 52.500 ha tokë, dhe u përmirësuan 200.500 ha tokë, u zgjeruan liqenet artificiale dhe rezervarët e ujit. Kështu u arrit ujitja në tokë malore me rreth 70% të sipërfaqes. Shqipëria për ujitjen dhe plehërimin e tokës zinte vendin e parë në Evropë. Duke i llogaritur këto rezerva për frymë të popullsisë dhe për km2 të sipërfaqes, Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë, pas Norvegjisë. Tokë e punuar 710.000 ha. Tokë arë 589.000 ha. Pemishte 58.000 ha. Ullishte 44.000 ha. Vreshta 19.000 hektar. U mbollën 5 milionë e 844 mijë rrënjë ulliri dhe një milion e 182 mijë rrënjë agrume. 60 milionë e 630 mijë pjergulla rrushi, u hapën 20 mijë ha vreshta me rrush. Vetëm gruri i mbjellë me 209 mijë ha siguronte 234 kg bukë për një banorë. Shqipëria kishte 699.000 gjedhë. Për fat të keq Sali Berisha do t’i shkatërronte pasuritë e mbidheshme dhe të  nëndheshme deri tek armatimi e municioni kolosal, që e kishte mbyllur E. Hoxha në tunele”.

Në librin Gjeografia Ekonomike të Mark Krasniqit fq. 346. Prishtinë 1985, shkruan “në Shqipëri për 1 ha tokë të punuar mesatarisht përdoren rreth 150 kg. pleh kimik (më shumë se disa vende tjera të Evropës).U pyllëzuan rreth 200.000 hektarë,u përmirësuan rreth 400.000 hektarë pyje. U arrit ndërtimi i 385.769 shtëpive e apartamenteve të banimit, u ngritën 67 qytete të reja.

Industria shqiptare prodhonte mbi 130 lloje makinerish, 60 prej të cilave për bujqësinë. Vetëm traktorë me 15 kuaj fuqi kishte 22.300 copë. Shqipëria kishte 2000 kombajna, Shqipëria prodhonte edhe traktorë të rëndë, me 54 kuaj fuqi, motorin e Shkodës, autobusë, rimorkio 40-tonësh, lokomotiva, vagonë treni minierash etj.Shqipëria kishte 50 miniera dhe prodhonte 1 milion e 700 mijë tonë krom në vit. Nga sasia e mineralit të kromit që nxirrej, Shqipëria zinte vendin e dytë në botë. Shqipëria prodhonte hekur ,1 milion e 179 mijë tone. Shqipëria prodhonte Naftë 1.5 milionë ton.  Në katër fabrikat e duhanit – cigareve prodhoheshin 20 lloje cigaresh, duke konkuruar në tregun e jashtëm, ashtu si dhe me dhjetë llojet cilësore të çimentos shqiptare. Eksporti ishte 69%, i mallrave të Shqipërisë. Shqipëria kishte marrëdhënie tregtare, diplomatike me rreth 150 shtete të botës . Shqipëria mbas viteve 1990-2017 pas përmbysjes se Socializmit “Arkitektët e shkatërrimit të Shqipërisë” “Lumpen qytetarët”,shumë prej këtyre objekteve i prishën, i shkatërruan, i rrënuan për t’i lënë në harresë. Në qoftë se grekët për të pushtuar Trojën ndertuan me dërrasa “Kalin e Trojës “ çuditërisht jo grekët por vetë shqiptarët për të shkatërruar Shqipërinë hodhën parrullën e “Zeros” ku u shkretua gjithçka.

U ndërtuan hidrocentralet madhështore ku në çdo 5 deri 6 vjet ndërtohej nga një hidrocentral i madh: si i Lanabregasit,Ulzë, Shkopet, Bistricë Nr.1 dhe Nr.2, Vau i Dejës, Fierzë e Koman të cilët u projektuan nga specialistët vendas, u ndërtuan nga punëtorët shqiptarë, janë objekte dhe veprat më të mëdha të të gjitha kohërave të ndërtuara ndonjëherë në vendin tonë. Sot mbas shumë vitesh (36 vjet shfrytëzim hidrocentrali i Fierzës, 31 vjet shfrytëzim hidrocentrali i Komanit, 41 vjet shfrytëzim Uzina e çelikut, petëzimit në Kombinatin Metalurgjik), këto vepra punojnë për prodhimin e energjisë elektrike, prodhimin e çelikut, hekurit, profileve, tubave, llamarinave etj, duke i shërbyer zhvillimit të ekonomisë së vendit tonë. Ato flasin çdo sekondë të kohës, për të kujtuar “Shpejt, mirë, lirë dhe me forcat tona”.

U studiuan e u projektuan hidrocentralet e perspektivës për kaskadat e lumenjve Drin, Vjosë, Devoll, Osum, Erzen si dhe i 1213 hidrocentrale të vegjël. Vetëm gjiganti Metalurgjik i Elbasanit përbëhej nga 15 uzina.Vetëm diga e hidrocentralit “Drita e Partisë” në Fierzë me lartësi 267 metra ishte diga më e lartë në botë, e cila ka prodhuar 1 miliardë e 800 milionë kilovatë. U ndërtuan më se 83 diga të tjera, me lartësi mbi 25 metra. Kishte edhe 5 termocentrale:TEC Fier me fuqi 80.000 kë/orë ,TEC Kombinatit Stalin me fuqi 5.000 kë/orë, TEC Korçë me fuqi 5.000 kë/orë ,TECI Maliqit  me fuqi 5.000 kë/orë,TEC Metalurgjikut Elbasan me fuqi 10.000 kë/orë. U ndertuan 400 mikrohidrocentarle me me fuqi 300.000 kë/orë .Energjia elektrike  ishte 5 miliardë e 112 milionë kilovatë.  Eksporti i energjisë elektrike ishte 2 miliardë e 93 milionë kilovatë. Sot nevojiten 14.000.000 kë/ore .  Ndërsa sot hidrocentrali i Kalivaçit ka mbi 24 vjet që ka filluar dhe nuk dihet se kur do të përfundojë. Ndërsa Skiavica nuk dihet kur do të filloi!

Linjat hekurudhore nëpërmjet Hanit të Hotit në veri u lidhen me linjat ndërkombëtare ndërsa në jug vetëm për 2173 metër linearMl) (Kufi me Strugën) kompletohej i vetmi korridor hekurudhor veri­-jug. Sot transporti hekurudhor po shkon drejt rrënimit të plotë si shumë objekte e vepra të kësaj natyre ­

 Ndërtimi i veprave madhore si Kombinati Metalurgjik në Elbasan, Superforsfati i Laçit, Ferrokromi i Burrelit, Uzina e Plasmasit në Lunjë, Uzina e Llampave në Vlorë, Uzina e Përpunimit të Thelle e Naftës në Ballsh e Fier,Uzina e Telave në Shkodër, etj, sot këto objekte janë më shumë se të rrënuara. Nga 4 fabrika letre , sot s’ka asnjë!­

Në projektimin e ndërtimin e porteve e pontileve të Vlorës, Himarës, Sarandës, Durrësit, Shëngjinit etj, vepra, të cilat edhe sot i qëndrojnë kohës e janë në shërbim të ekonomisë vendit. Në projektimin e ndërtimin e veprave vaditëse e kulluese,u ndërtuan 654 diga të rezervuarëve të ujit së bashku me nënobjektet Mbas vitit 1990 e në vijueshmëri këto vepra nuk mirëmbahen, nuk tregohet kujdes për to, janë lënë në harresë duke u bërë të rrezikshme për komunitetin.Nga kjo pakujdesi u përmbyt disa herë Shkodra, Durrësi,Lezha, etj..

Radio Tirana programet e rregullta  në Shqipërinë e Lirë  i nisi më 27.11.1944, jepte 18 orë program në ditë në gjuhën shqipe dhe 82 orë në 20 gjuhë të botës. Në Has, në fshatin Letaj, u ngrit antena për Kosovën e viset shqiptare nën Jugosllavi. Radiostacionet në Shkodër e Kukës, në Korçë e Gjirokastër. Në vitin 1981 Shqipëria kishte armatën e madhe me rreth 100 mijë kuadro e specialistë me arsim të lartë,të profilizuar në 35 degë të ndryshme: Kishte Akademinë e Shkencave me 12 Institute e Qendra Kërkimore, Biblioteka e së cilës kishte lidhje e shkëmbime me 400 biblioteka e institucione shkencore të botës. Kinostudio “Shqipëria e Re” prodhonte 15 filma në vit e dhjetëra filma dokumentarë e shkencorë, të cilët ishin krenaria e kinematografisë, kulturës dhe kombit shqiptar. Shqipëria kishte rreth 100 kinema dhe afro 5000 institucione  kulturore e artistike dhe në fshatrat e thella e malore. Përveç muzeve të qyteteve ekzistonin edhe rreth 2 mijë muze e shtëpi muze. Botoheshin 110 gazeta e revista dhe fondi i librave ishte 4 milionë e 210 mijë.

***

Të dashur të rinj! Problemi më imadh që ju shqetëson sot është papunësia. Kjo është një nga problemet më të mëdha të shqoqërisë shqiptare sot. Ju, mbase të indoktrinuar nga propaganda e sotme, mund të thoni se më zi se gjatë regjimit komunist nuk ka kund të shkojë. Por unë po ju them një realitet të asaj kohe: Pasi u zhduk analfabetizmi, kishte një numër shkollash të mesme thuajse në gjithë rrethet e vendit, kishte institute dhe universitete, ku me një planifikim të përpiktë shkonin dhe studionin bijtë e popullit. Kishte një planifikim dhe çdokush që mbaronte një fakultet, aspo shkollë të mesme profesionale e kishte një punë të garantuar. Shajeni sa të doni atë regjim diktatorial, sikurse quhet sot, por mendoj se kjo mbase ishte rruga më e mirë e mundshme. Më gjeni një më të mirë! Apo u besoni ende universiteteve piramidale që ju japin diploma false dhe nuk u garantojnë asgjë?

Në Durrës prodhoheshin radiot dhe televizorët:Adriatiku, Shkëndija, Rozafa dhe Butrinti. Në Shqipëri kishte 324 905 familje me televizorë, 498 346 familje me radio. Shqipëria kishte 774 spitale e shtëpi lindje, 470 ambulanca e poliklinika të shtrira në çdo fshat, 37 institucione të higjienës e të  epidemiologjisë.  Shqipëria kishte përqindjen më të ulët të vdekjeve dhe përqindjen më të  lartë të lindjeve në Evropë. Jetëgjatësia ishte më e larta në botë. Në Shqipëri ushtroheshin dhjetëra lloje sportesh, e cila merrte pjesë dhe në veprimtaritë ballkanike, evropiane e botërore. Të papunë asnjë. Vëllavrasje asnjë. Numri i personave me libreza kursimi 1 milion e 084.804 veta!

Për mbrojtjen e vendit: Vetëm gjatë viteve 1949-1954 përballuan 2.334 provokacione të armikut, asgjësuan 110 diversantë e shkelës kufiri dhe u kapen 964 të tjerë, përbërës të 300 grupeve e organizatave kriminale, të stërvitura e të paguara nga agjenturat e huaja. Në vitin 1985 ushtria shqiptare me nje efektiv, gjithsej 585.000 vetë te organizuar në 185 brigada te ndryshme pa Rinine Shkollore te Armatosur dhe pa Forcat Vullnetare te organizuara ne gjithe territorin; 5 Baza te furnizimit te Ushtrise si dhe 5 Rregjimente te Aviacioni nga te cilet 3 ishin rregjimente gjuajtes bombardues dhe nje fllote te fuqishme detare, ujrore e nenujore dhe brenda 24 oreve ishte ne gjendje te armatoste  e ti kishte te gatshme per lufte mbi 700 mije forca. Me një efektiv ushtarak oficerësh shumë të përgatitur profesionalisht dhe moralisht, të cilët garantuan paprekshmërinë e kufijëve shtetëror për afër gjysmë shekulli. Do të ishte çmenduri që ndokush ta mohonte këtë fuqi mbrojtëse Gjeneralët shqiptarë kishin llogaritur për çdo m2 rreth 2 500 fishekë, për çdo 50 m2 siperfaqe dy predha topi. Shqipëria sipas strategëve të saj ishte përgatitur edhe për mbrojtje kundëratomike edhe për një luftë të gjatë mbi dhjetë vjet. Sot ushtria shqiptare ka një efektiv rreth 8.000 vetë. Në ndërtimin e veprave mbrojtëse si aeroporti i Gjadrit,baza Porto Palermos, veprat e ndryshme tokësore, nëntokësore, nënujore etj,vepra të cilat janë monumentale të llojit të tyre,por që mbas viteve 1990 e në vijueshmëri po shkatërrohen. ­

Mitinjgjet janë këmborë e zile të borgjezisë që i tund sipas “Gustos” së vet. Sa marrëveshje,veç asaj të detit më 2009, jane lidhur nga Qeveritë shqiptare në kurriz të çështjes kombëtare? Të gjithë heshtin! 101 vjet më pare pas fitores së Revolucioni të Tetorit, Qeveria Sovjetike e kryesuar nga V.I.Lenini në 1917 botoi të gjitha traktatet e fshehta të fuqive imperialiste, në të cilat popujt e vegjël ishin përdorur si monedhë shkëmbimi. Po sot? Kush do ta bëjë? Popujt do te mrrin në dorë fatet e veta! Po hapet një epokë të re ,epoka e triumfit të shoqërisë socialiste,të lirisë shoqërore e nacionale, e mirqënies,e paqes. Programi dhe objektivat e Partisë së Punës, nuk ndryshojnë shumë nga ato të themelimit në vitin 1941, të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Natyrisht, nën gjendjen aktuale duket si të jetë një betejë e humbur dhe paraprakisht utopi e njerëzve të ngelur rober në të kaluarën, por kjo nuk është aspak e vërtet!

***

Të dashur miqtë e mi të rinj! Unë jam komunist, kam besuar në një kauzë që mendoj se nuk ka dështuar. Por në këtë rast, para jush, nuk po flas si nostalgjik. Le t’i njohim gabimet e regjimit të kaluar, por edhe kushtet në të cilat ata, Enveri dhe shokët e tij luftuan dhe punuan. Përfytyroni për një moment sikur të zhdukni historinë gjysmëshekullore të Shqipërisë komuniste. Çfarë mbetet? Errësirë andej dhe këndej. Para 1944-s dhe pas 1990-s. E kuptoni apo jo se nuk do të kishim sot Shqipëri që të pretendonte të hynte në BE? E, le ta njohim këtë meritë historike, para se të flasim për gabimet e periudhës gjysmë shekullore komuniste.

Ju lutem lexoni një nga filozofët më të mëdhenj bashkëkohorë, Sllavoj Zhizhekun, një fragment i një vepre nga më të fundit e tij,  u botua në ‘DITA’. Filozofi i shquar analizon dhe argumenton krizën e sotme të Europës dhe të botës kapitaliste në shkallë globale, shtypjen, shfrytëzimin dhe padrejtësitë e mëdha shoqërore që ekzistojnë aktualisht. Sipas tij, kjo krizë sa vjen dhe thellohet, ndërsa jep dhe opsionet për  daljen nga kjo krizë. Po e citoj në mënyrë të drejtpërdrejtë filozofin Zhizhek në konkluzionin e studimit të tij:

“Kur unë isha i ri, një përpjekje e tillë e organizuar për të rregulluar të përbashkëtat quhej Komunizëm. Ndoshta ne duhet ta rishpikim atë. Nuk është e mjaftueshme që të mbetemi besnikë ndaj Idesë Komuniste: duhen gjendur, në realitet historik, antagonizmat që e bëjnë këtë Ide një urgjencë praktike. Pyetja e vetme e vërtetë sot është kjo: a e përkrahim pranimin mbizotërues të kapitalizmit si një fakt i natyrës (njerëzore), ose a përmban kapitalizmi i sotëm botëror antagonizma mjaftueshëm të forta që t’ia parandalojë riprodhimin e tij pa një fund të qartë?”

Më qartë nuk ka se si thuhet për orientimin tonë drejt një të ardhmeje më të mirë. Ju, të rinjtë kini mundësinë e zgjedhjes…

Me të drejtë në një shkrim në gazetën DITA të ditëve të fundit, shkruhej kështu:

Gjatë viteve të komunizmit në vendin tonë janë ndërtuar shumë vepra publike, që nga sistemi i elektrifikimit të vendit, hekurudha, rrugë…

Po këto 28 vite demokraci, çfarë vepre publike është ndërtuar?

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …