leoni

Bardhyl Mahmuti: Deklaratat pa prova dhe pa dëshmitarë janë etiketime propagandistike

Konferenca për shtyp e ambasadorit amerikan Clint Williamson-it, kryeprokuror i Forcës Hetimore Speciale të ngarkuar nga Bashkimi Evropian për të hetuar vërtetësinë e Raportit të senatorit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty-t, imponon të rikujtojmë disa fakte:

Pak kohë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ish prokurorja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte, publikoi librin me kujtimet e veta lidhur me veprimtarinë e saj në kuadër të kësaj gjykate.

Nga tërë materiali që përmban libri i Carla Del Pontes i titulluar “Gjahu: unë dhe kriminelët e luftës” qarqe të caktuara politike dhe mediatike veçuan dyshimet për pretendimet se gjoja “pjesëtarë të UÇK-së kishin ushtruar trafikimin e organeve të të burgosurve serbë”.

Askush nuk e përmendi faktin se edhe vetë Carla Del Ponte kishte pohuar se në mungesë provave hetimet për pohimet e tilla u braktisën.

Fatkeqësisht, për tre vite rresht (2008, 2009 dhe 2010) propaganda për gjoja “trafikimin e organeve njerëzore” nuk u hoq nga arsenali propagandistik që kishte për synim dëmtimin e imazhit të Kosovës.

Edhe pse nuk kishte asnjë provë për propagandën e tillë, edhe pse ishin ndërprerë hetimet nga vetë Carla Del Ponte, qarqe të caktuara që ishin shprehur kundër pavarësisë së Kosovës përgatitën propozimin për hapjen e hetimeve lidhur me këtë çështje dhe ngarkuan senatorin zviceran, Dick Marty-n, për të përpiluar një raport për Këshillin e Evropës.

Dick Marty, i njohur si kundërshtar i zjarrtë i intervenimit të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999 dhe kundërshtar i hapur i pavarësisë së Kosovës, dorëzoi raportin e mbushur plot e përplot me gënjeshtra.

Miratimi i këtij raporti nga ana e Asamblesë së Përgjithshme e Këshillit të Evropës në vitin 2011 pati efekte shkatërruese për imazhin e vendit tonë.

Për më shumë se gjashtë vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës janë publikuar me dhjetëra milion artikuj dhe libra, të mbështetur ekskluzivisht në librin e Carla Del Pontes dhe të Raportit DEKLARATË

Deklaratat pa prova dhe pa dëshmitarë janë etiketime propagandistike!

 

Konferenca për shtyp e ambasadorit amerikan Clint Williamson-it, kryeprokuror i Forcës Hetimore Speciale të ngarkuar nga Bashkimi Evropian për të hetuar vërtetësinë e Raportit të senatorit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty-t, imponon të rikujtojmë disa fakte:

Pak kohë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ish prokurorja e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Carla Del Ponte, publikoi librin me kujtimet e veta lidhur me veprimtarinë e saj në kuadër të kësaj gjykate.

Nga tërë materiali që përmban libri i Carla Del Pontes i titulluar “Gjahu:unë dhe kriminelët e luftës” qarqe të caktuara politike dhe mediatike veçuan dyshimet për pretendimet se gjoja “pjesëtarë të UÇK-së kishin ushtruar trafikimin e organeve të të burgosurve serbë”.

Askush nuk e përmendi faktin se edhe vetë Carla Del Ponte kishte pohuar se në mungesë provave hetimet për pohimet e tilla u braktisë.

Fatkeqësisht, për tre vite rresht (2008, 2009 dhe 2010) propaganda për gjoja “trafikimin e organeve njerëzore” nuk u hoq nga arsenali propagandistik që kishte për synim dëmtimin e imazhit të Kosovës.

Edhe pse nuk kishte asnjë provë për propagandën e tillë, edhe pse ishin ndërprerë hetimet nga vetë Carla Del Ponte, qarqe të caktuara që ishin shprehur kundër pavarësisë së Kosovës përgatitën propozimin për hapjen e hetimeve lidhur me këtë çështje dhe ngarkuan senatorin zviceran, Dick Marty-n, për të përpiluar një raport për Këshillin e Evropës.

Dick Marty, i njohur si kundërshtar i zjarrtë i intervenimit të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999 dhe kundërshtar i hapur i pavarësisë së Kosovës dorëzoi raportin e mbushur plot e përplot me gënjeshtra.

Miratimi i këtij raporti nga ana e Asamblesë së Përgjithshme e Këshillit të Evropës në vitin 2011 pati efekte shkatërruese për imazhin e vendit tonë.

Për më shumë se gjashtë vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës janë publikuar me dhjetëra milion artikuj dhe libra, të mbështetur ekskluzivisht në librin e Carla Del Pontes dhe të raportit të Dick Marty-t.

Fatkeqësisht, gjatë gjithë kësaj periudhe kur imazhi i Kosovës përbaltej në mënyrën më skandaloze të mundshme, institucionet shtetërore  të Kosovës nuk ndërmorën asgjë për të kryer obligimet e veta.

Tani, kur priteshin rezultatet e Forcës Hetimore Speciale të ngarkuara nga Bashkimi Evropian për të hetuar vërtetësinë e raportit të Dick Marty-t, deklarata e Kryeprokurorit Williamson është skandaloze.

Në konferencën për shtyp, Kryeprokurori Williamson sqaroi se në punën që ai drejtoi për tri vite rresht një ndihmë të madhe i kishin dhënë autoritetet e BE-së, të SHBA-ve, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, Presidentja e Kosovës, Qeveria e Malit të Zi dhe sidomos Serbia.

Përkundër ndihmës së madhe që ka pasur nga të katër anët e botës Kryeprokurori Williamson  deklaroi se “hetimet janë zhvilluar për ngjarjet që kanë ndodhur para 15 viteve dhe se për këto ngjarje ekzistojnë shumë pak prova ose nuk ka aspak prova (…) Dëshmitarët ose kanë vdekur ose janë drobitur deri në atë shkallë sa nuk janë në gjendje të japin dëshmi (…) ndërsa për pjesën sensacionale të trafikimit të organeve njerëzore ende nuk i kemi siguruar provat, por, do të vazhdojmë t’i kërkojmë (…)”.

Përkundër asaj se Clint Williamson-i pohon vet se gjatë hetimeve trevjeçare nuk i siguruan as provat dhe as dëshmitarët që do të konfirmonin pretendimet për krimet e kryera nga ana e UÇK-së ai nuk ngurron të pohojë se “zyrtarë të lartë të UÇK-së kanë kryer persekutime kundër popullsisë serbe, rome dhe pakicave tjera në Kosovë si dhe kundër bashkëkombësve shqiptarë të Kosovës që u etiketuan si bashkëpunëtorë të serbëve.”

Zoti Williamson, si edhe të gjithë ata që merren seriozisht me tema delikate si kjo, e dinë fare mirë se kualifikimet e tilla pa pasur aspak prova e as dëshmitarë nuk janë asgjë tjetër pos etiketime propagandistike!

Pohimet e Kryeprokurorit Williamson se nuk kanë siguruar prova për trafikimin e organeve njerëzore, pohim i njëjtë si pohimi i para gjashtë vitesh e gjysmë i prokurores së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, Carla Del Pontes, dhe pohimi në të njëjtën kohë se “praktika e tillë është aplikuar ndaj një numri të vogël të njerëzve, të cilëve u janë nxjerrë dhe trafikuar organet”, përbën një shembull skandaloz të mungesës së seriozitetit dhe profesionalizmit të atij që ka marrë detyrën e kryeprokurorit në hetimet për të ndriçuar këto akuza.

Përfundimi i shërbimit të Clint Williamson-it si Kryeprokuror i Forcës Hetimore Speciale më 23 gusht të këtij viti nuk e zvogëlon dëmin që pohimet e tija të pabazuara i shkaktojnë imazhit të Kosovës.

Është momenti i fundit që të mobilizohen të gjitha energjitë kombëtare për të ndriçuar tërësisht këto akuza që cenojnë imazhin e Kosovës dhe të luftës së saj çlirimtare!Vetëm ndriçimi i plotë i motiveve të vërteta mbi të cilat bazohen këto akuza do të heqë njollën e zezë që na është ngjitur në këtë periudhë shumë të rëndësishme të ndërtimit të shtetit ligjor të Kosovës.

 Prishtinë, 31 korrik 2014.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …