Në të gjitha kontaktet që kam pasur lidhur me mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë është thënë në mënyrë kategorike se ai është tërësisht i pafajshëm. Kur të gjithë janë të vetëdijshëm për pafajësinë e tij mbajtja e Ramush Haradinajt në Francë me urdhër të Serbisë nuk është asgjë tjetër pos diktat politik i Serbisë mbi drejtësinë franceze. Vendimi i Gjykatës së Apelit në Colmar për të shtyrë sjelljen e vendimit për lirimin e Ramush Haradinajt është një vendim politik që ka për qëllim nxitjen e konflikteve të reja në Ballkan.
Është poshtërsi e paparë heshtja e institucioneve të BE-së përballë mbajtjes peng të Ramush Haradinajt nga drejtësia e një shteti të BE-së që zbaton urdhrat e qarqeve politike të Beogradit. Është momenti i fundit që institucionet shtetërore të Kosovës të ndërmarrin një fushatë të gjerë diplomatike kundër forcave që dëshirojnë të destabilizojnë paqen e brishtë të kësaj pjese të Evropës.