Bardhyl Mahmuti ka mohuar autorësinë e komunikatës së 59-të të UÇK-së, ku ishte shpallur tradhtar Gani Geci, për vrasjen e Abedin Rexhës

Dëshmitari, Bardhyl Mahmuti, gjatë paraqitjes  së tij  para trupit gjykues në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë,   ka mohuar autorësinë e komunikatës së 59-të të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në të cilën ishte shpallur tradhtar Gani Geci pas vrasjes së Abedin Rexhës. Mahmuti ka thënë se komunikata ka qenë kërkesë e NATO-s dhe SHBA-së dhe se ai e ka diktuar te njerëzit që të publikohet nga Kosova por se nuk është autor i atij dokumenti. Këtë deklaratë Mahmuti, në cilësinë e dëshmitarit, e ka dhënë dje  në gjykimin ndaj Pjetër Shalës,  në Hagë. Ai ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk ka vrarë civilë. Këtë konstatim, Mahmuti e ka dhënë duke iu përgjigjur në kundër-pyetjet e prokurorit të specializuar Filippo De Miniçis.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …