Sot në një gjykatë të qytetit Colmar të Francës Ramush Haradinaj do të mishërojë drejtësinë përballë proceseve të montuara gjyqësore dhe të motivuara politikisht nga regjimi i Serbisë. Kam bindjen e fortë se edhe kësaj radhe Ramush Haradinaj do t’i sjell fitore të madhe Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare. Themelet e lirisë së Kosovës janë ndërtuar edhe mbi gjakun e plagëve të shumta të Ramush, Daut dhe Veton Haradinajt, themelet e lirisë së Kosovës janë ndërtuar mbi gjakun e heronjve Luan, Shkëlzen dhe Enver Haradinajt, themelet e lirisë së Kosovës janë ndërtuar edhe mbi gjakun e Lokes së Madhe të Kosovës, Aze Brahimajt (gjyshes së Ramushit) nga duar e së cilës kanë ngrënë bukë shumë luftëtarë të lirisë… Gjeneral Ramushin e pret Kosova që të kthehet ngadhënjimtarë edhe nga kjo betejë! Sot shqiptarët janë me ty gjeneral thuhet në një postim të Bardhyl Mahmutit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …