Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për krizën në veri të vendit ka konstatuar se barrikadat e vendosura në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe nuk vijnë si veprim i organizuar nga poshtë, nga populli por ato janë porosi që vijnë nga lartë, nga Beogradi. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti para se të niste me pikat e rendit të ditës, foli për këtë çështje duke thënë se barrikadat kishin në përbërje individë të armatosur dhe me të kaluar kriminale, duke i bërë rezistencë vendimit të Qeverisë “vetëm që të mbronin krimin e organizuar në veri”. Krahas informimit të Qeverisë së Kosovës për dy vendimet të cilat u shtynë që të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori, ajo për targat si dhe për dokumentet shtesë për shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, Kurti tha se u ngrit edhe një fushatë dezinformuese në shërbim të barrikadave. Kryeministri, tha se duhet kujdes i shtuar nga dezinformatat, pasi që opinionin publik u keq informua se dokumentet shtesë për shtetasit serbë që hynë në Kosovë do të jenë me pagesë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …