Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do të jetë bartës i listës së kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit, por nuk do të ndryshojë qëndrimin se i njëjti do të jetë vetëm kandidat për kryetar të Kosovës dhe jo për kryeministër. “AAK do të kontribuojë në Parlament dhe Qeveri, dhe me mua si president ta bëjmë Kosovën një shtet me të cilën krenohemi të gjithë dhe të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së”, tha Haradinaj. Ai tha se po garojnë me program qeverisës që i përgjigjet sfidave dhe me kandidatë me integritet. Haradinaj ka prezantuar persona që i janë bashkuar Aleancës dhe të cilët do të jenë për herë të parë kandidatë për deputetë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …