Bartësi i listës së Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, ka qëndruar në disa familje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku ka shpalosur programin e këtij koalicioni për zgjedhjet e 9 shkurtit. Duke i falënderuar qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme, Rrahmani ka thënë se të gjitha dyert e shtëpive të hapura për Koalicionin për Familje. Të gjitha dyert e shtëpive të hapura për Koalicionin për Familje. Në ambiente familjare, në lagjen ‘Kodra e Trimave’, ishim për të shpalosur qëndrimet tona dinjitoze, vullnetin tonë të madh dhe përpjekjen e duhur në kohën e duhur për ta mbrojtur e forcuar familjen shqiptare. Faleminderit, ‘Kodra e Trimave’!”, ka shkruar Eman Rrahmani.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu-Kodra, akuzoi Vetëvendosjen për orkestrimin e tensioneve, me qëllim për të provokuar ndasi të rrezikshme
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar ndaj akuzave të ministrit të Kulturës, …