Në një intervistë për gazetën austriake “Standard”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar katolikët e veriut të Shqipërisë, të cilët sipas janë krejtësisht të lidhur me krimin dhe Edi Ramën. Ai deklaron se lidhja midis krimit dhe politikës në Shqipëri është e veçantë. Në parlament, në karriget e kryetarëve të komunave dhe në drejtimin e shumë institucioneve publike qëndrojnë persona që kurrë nuk kanë qenë në politikë. Një pjesë e tyre kanë qëndruar edhe në burgjet evropiane. 95 për qind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 për qind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë. Katolikët e veriut kanë qenë bastioni ynë. Pra zoti Rama ka rekrutuar llumin e veriut për të shkatërruar bastionin tonë. Ata janë të fuqishëm dhe kanë emëruar drejtorë policie dhe taksambledhësit. Në 2016 Shqipëria u kthye në plantazh kanabisi.” Basha ka akuzuar edhe autoritetet e larta të Evropës të cilët sipas tij kanë lidhje me krimin.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …