Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur nga “Çadra e Lirisë”, ka shprehur falënderime për kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister (EPP) dhe Raportuesit të Përhershëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, duke deklaruar dhe lajmin e keq të dështimit të dialogut. “Të dy përfaqësuesit evropian bënë përpjekje për të kontribuar një zgjidhje reale të krizës politike që ka mbërthyer vendin tonë. Për fat të keq përpjekja e dy ndërmjetësuesve evropian nuk pati sukses. Kjo sepse Edi Rama refuzon qeverinë teknike si zgjidhjen e vetme për të krijuar kushte dhe premisë të barabarta për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha. Po ashtu Basha tha se, kushti i pa tjetërsueshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme është qeveria teknike dhe ne do ta vazhdojmë betejën tonë të pandalshme. “Prandaj të bëhemi gati se kjo lëvizje frymëzon shqiptarët të vendosur për të vazhduar qëndresën tonë në këtë moment të lirisë dhe javën tjetër do të nisim mosbindjen civile në të gjithë Shqipërinë”, vlerësoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …