Mbrëmë PD-ja ka rrëzuar marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e komisionerit të Zgjerimit, Johanes Hahn për draftin final të ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Partia Demokratike kërkoi të rinegociohej për Këshillin e Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, gjë që nuk u pranua nga Partia Socialiste. Ndërkohë gjatë pasdites u prit takimi i negociatorëve që të hënën caktuan PS, PD dhe LSI për të reflektuar ndryshimet e dakordësuara në marrëveshjen me Han, transmeton tch. Po ashtu qe prej orës 21.00 ne kryesine e Kuvendit ishin mbledhur anëtarët demokratë të Komisionit të posaçëm Parlamentar të Reformës. Ata u rikthyen pas disa mospjesëmarrjesh në mbledhjet e fundit. Gjatë pasdites u mblodh edhe Konferenca e Kryetarëve, që vendosi se si do të menaxhohej seanca e nesërme e parlamentit. Por kryetarët e grupeve parlamentare u përballën me faktin se në tryezën e punës nuk ka një draft që reflekton ndryshimet e dakordësuara. Gjatë gjithë natës nuk pati draft të dakordësuar, por vetëm deklarata të Fatmir Xhafajt dhe Oerd Bylykbashit. Ky i fundit ka deklaruar se votimi i reformës në drejtësi të enjten në Parlament është i pamundur për shkak të mosdakordësisë për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të 4 organeve të drejtësisë, përfshirë KLGJ dhe KLP.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …