Në selinë e Partisë Demokratike po mbahet mbledhja Këshillimit Kombëtar e drejtuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i shkakruar nga ko post nga mbledhja e djeshme nga takimi i një pjese të strukturave të PD-së që mbështetin ish kryetarin, Sali Berisha. Duke aluduar në këtë takim dhe vendimet e marra gjatë ditës së djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Luklzim Basha theksoi se ajo që ndodhi dje ishte krijimi i një organizate antiamerikane. “Me një vendim të paligjshëm, antistatuor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata që përfaqësoni, që të mos prevalojnë retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme që të shkojmë përpara” theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Këshilli Kombëtar i PD u mblodh një ditë pas mbledhjes së kryesisë dhe pas Kuvendit që zhvilloi Sali Berisha, ku ndër të tjera u mor vendimi për të shkarkuar Lulzim Bashën nga kreu i PD.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …