leoni

Lulzim Basha, më në fund ka pranuar t’i “dorëzohet” Prokurorisë së Tiranës

Basha: Republika e vjetër po mbyll me turp ekzistencën e saj tashmë të papërballueshme e të padurueshme për qytetarët shqiptarë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi të shtunën që ka pasur me qytetarët e qarkut të Korçës, ka theksuar se të rinjtë po ikin shumica në emigrim dhe bizneset po mbyllen nga abuzimi me taksa. “Sot në Sheshin e Lirisë biseduam me qytetarë të Qarkut të Korçës. Qyteti i Korçës sot ka vetëm investime fasadë e kulla korrupsioni, ndërkohë që në të gjithë qarkun është rritur varfëria, të rinjtë po ikin shumica në emigrim, bizneset po mbyllen nga abuzimi me taksa dhe nga dhuna e taksidarit, fermerët e kësaj zone të famshme për bujqësinë nuk prodhojnë më. 4 vite komplot ekonomik kundër tyre i ka zhveshur shqiptarët nga fuqia blerëse, ka lënë pa punë të rinjtë, detyruar prindërit të paguajnë tarifa më të larta për shkollimin e fëmijëve, i ka dergjur të sëmurët në një sistem shëndetësor të falimentuar.  Republika e vjetër po mbyll këto ditë me turp ekzistencën e saj dhe barrën e saj tashmë të papërballueshme e të padurueshme për qytetarët shqiptarë. Republika e re që do të lindë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jetë republika e lirisë së sipërmarrjes dhe konkurencës së ndershme, republika e mundësive për të gjithë, republika e një qeverie që punon për mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar në një postim të tij Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …