Diktatori vrastar, Bashar al Assad, i cili për ta mbajtur pushtetin e pakicës alavite mbi shumicën dërrmuese myslimane, në Siri, për pesë vjet luftë ka vrarë rreth 300 mijë sirianë, ishte mik i ngushtë i Milosheviqit dhe është mik i fortë i Serbisë. Ai citohet të ketë deklaruar se e ka përkrahur Serbinë kundër pavarësisë së Kosovës edhe pse turqit kanë dashur ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre në dobi të Kosovës. “Kjo ka ndodhur para luftës sonë, para shtatë ose tetë vjetësh dhe ne kemi refuzuar, përkundër marrëdhënieve të mira, asokohe me Turqinë”. E kemi përkrahur dhe e përkrahim Serbinë, ka thënë Assad për gazetën “Politika” të Beogradit. Pavarësisht qëndrimit antishqiptar dhe pro serb e pro rus të Assadit, luftëtarët shqiptarë që luftojnë këtë regjim kriminal në Siri, konsiderohen terroristë nga Qeveria e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …