BASHKATDHETARË MIRË SE ERDHËT NË HAN TË ELEZIT

Nën përkujdesje të Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit z. Rufki Suma, Drejtorisë për Arsim, Kulturë, Rini e Sport dhe Drejtorisë për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, këtë vit do të organizohen disa aktivitete për nderë të diasporës.

AKTIVITETET DO TË MBAHEN SIPAS KËSAJ AGJENDE:

22.07.2021. Në ora 19.00 do të organizohet një ndeshje Futbolli në mes ekipit të Komunës dhe Diasporës te fusha e sportit afër SHML “Dardania”, ndërsa në ora 20.00 do te mbahet edhe një ndeshje në volejboll te Salla e sporteve te SHFMU. “Ilaz Thaçi”. (Te interesuarit të lajmërohen te zyrtari për Kulturë Rini e Sport Muharem Rogaqi tel. 044 280 616).

23.07.2021. Panairi i prodhimeve bujqësore dhe artizanale vendore të Hanit të Elezit-vendi para objektit të Komunës.

24.07.2021. Për dashamirët e alpinizmit në bashkëpunim me Klubin Alpin, Ecje (hike) “Shtigjeve të UÇK-së” në malet e Pustenikut.

Nisja bëhet në ora 10.00 nga varrezat e Dëshmorëve (deri te varrezat e Dëshmorëve, transporti individual), dhe në ora 14.00 kthimi te Restaurant “Albani” ( ata pjesëtarë të Diasporës që nuk mund të ecin janë të mirëseardhur në ora 14.00 te Restaurant “Albani” ku do të organizohet muzikë me SHKA “Sharri” dhe një koktej rasti.

Bashkatdhetar ju mirëpresim. Nga Këshilli organizativ i komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …