Bashkatdhetarët ankohen për çmime të shtrenjta të biletave. Ish-kryetari i Autoritetit të Konkurrencës thotë që duhet të mbikëqyren agjencitë. Çdo javë në Aeroportin “Adem Jashari” zbarkojnë rreth njëqind aeroplanë që bartin mërgimtarë. Gëzimi i vërehet secilit prej tyre me të zbritur në Kosovë. E krahas mallit për atdheun me të mbërritur në Kosovë ata kanë edhe një hall tjetër, biletat. Meqë shpenzimet për këto udhëtime sipas bashkatdhetarëve janë goxha të mëdha.
