leoni

Bashkatdhetarët ferizajas do të mund të shërbehen edhe të shtunave me dokumente të gjendjes civile

Bazuar në vendimin e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, bashkatdhetarët që këto ditë po qëndrojnë me pushime në vendlindje, se me qëllim të përballimit më të lehtë të fluksit të kërkesave për pajisjen me dokumente të gjendjes civile, përveç ditëve të rregullta të punës, administrata e zyrës së gjendjes civile do të punoj edhe të shtunave paradite nga ora 08:00 deri në ora 12:00, për t’i shërbyer bashkëqytetarët tanë me dokumente personale. Andaj bashkëqytetarët tanë mund të paraqiten pra edhe ditën E SHTUNË paradite nga ora 08:00 deri në ora 12:00 për tu pajisur me dokumente personale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …