Sot në vizitë te kryetari i komunës z.Rufki Suma ishte Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi.
Gjatë takimit u diskutuan tema të ndryshme ndër të cilat dominoi diaspora, e veçanërisht bashkatdhetarë tanë të cilët janë në pushime.
Sipas tyre ardhja e bashkatdhetarëve përveç gëzimeve familjare, gjallëron jetën në të gjitha trojet shqiptare.
Të dy bashkëbiseduesit falënderuan diasporën/bashkatdhetarët për kontributin e tyre që kanë dhënë dhe po japin në Kosovë dhe Shqipëri si dhe angazhimi i tyre në rastet e jashtëzakonshme siç janë pandemia COVID 19 dhe tërmeti në Shqipëri.
Ambasadori e përgëzoi kryetarin Suma për punën dhe sukseset në komunën e Hanit të Elezit dhe njëherit e cilësoi si shembull i kryetarit të suksesshëm në trojet shqiptare.